Sot është zhvilluar seanca gjyqësore te Krimet e Rënda për dosjen “Lazarati 1 dhe 2”. I akuzuar për ngjarjet në Lazarat në 2014 është edhe Arbjon Aliko, i cili ka lëshuar akuza të rënda në sallën e gjyqit në drejtim të policisë së shtetit.
“Ne na kane sulmuar dhe nxjerre ne kerkim si fis sa erdhi ne pushtet PS” është shprehur ai. Gjatë gjithë seancës gjyqësore Aliko ka akuzuar dhe fyer ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Vendimet e sotme nuk kanë lidhje me vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha, pasi kjo është dosja e parë e Lazaratit.
Dosja Lazarati 2014/ Dënimet
Arbjon Aliko dënohet 13 vite
Gurgaz Skënderi 11 vite
Enrik Skënderi 10 vite
Alfred Proko 10 vite (në kërkim)
Beqo Brahimi 8 burg (në kërkim)