Në mbledhjen e sotme (6 mars 2025) Këshilli i Ministrave ka vendosur për transferimin e pronësisë te kompania shtetërore shqiptare e prodhimit të armëve, KAYO, të pronave te paluajtshme të objektit, me emërtimin “Ish-Uzina e Përpunimit të Bakrit, Rubik”.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 9, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin e pronësisë te shoqëria shtetërore “KAYO”, sh.a., të pronave të paluajtshme të objektit, me emërtimin “Ish-Uzina e Përpunimit të Bakrit, Rubik”, në përgjegjësi administrimi të Albbaker, sh.a.-së, me vendndodhje në zonën kadastrale 3244, sipas lidhjes nr.1 dhe kartelave të pasurive, që i bashkëlidhen këtij vendimi, me qëllim përdorimin sipas objektit të veprimtarisë së shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a”,- thuhet në vendim.