Një turist italian i cili po udhëtonte me të dashurën e tij në një kroçerë në brigjet e Shqiperisë ka hunbur jetën pas gjashtë ditësh në agoni në spital. Mateo Sartori, 33 vjeç, mbeti viktimë e një incidenti. Sipas asaj që është bërë e ditur mësohet se ai po darkonte me të dashurën e tij ai lëndoi gishtin duke hapur një guaskë frutash deti.
I riu që ishte në prag martese vuante nga hemofobia, ose ndryshe paniku nga gjaku. Ai u drejtua menjëherë në kabinën e tij të pushimit në kroçerë dhe humbi vetëdijen pasi ka përplasi kokën në dysheme duke humbur ndjenjat.
Menjëherë drejtuesit e kroçerës kanë bërë transportimin e tij fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas është bërë transferimi në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka qëndruar i intubuar për disa ditë. Vetëm tre ditët e fundit Matteo Sartori u transferua në një spital në Breshia, derisa ndërroi jetë.
Sonia Marcato, e fejuara e tij, ka rrëfyer se çfarë ndodhi në kroçerë. “Unë dhe Matteo ishim gati për tu martuar. Por nga organizimi i dasmës përfunduam në organizimin e funeralit të tij. Është një gjë e pakonceptueshme. Jam e dëshpëruar.” thotë Marcato për mediat italiane.
Sonia shpjegon se Matteos iu dha ndihma e parë në bord, por duke qenë se kishte një hematomë në kafkë dhe kishte humbur vetëdijen, bordi drejtues i anijes kërkoi ndërhyrjen e një helikopteri për të kryer transportin e tij.