Një hetim gati tre mujor ka çuar në arrestimin e tre shqiptarëve, të cilët kishin në shënjestrën e vjedhjeve pronarët e bizneseve aziatike në qarkun e Oakland.
Alban Mustafa, 32 vjeç dhe Andi Mustafa, 30, do të përballen me akuzat e vjedhjeve të pronës si dhe zotërimin e mjeteteve për realizimin e grabitjeve dhe të dhëna për “pretë” e tyre.
Të dy shqiptarët u kapën në flagrancë teksa hynin në një banesë në Farmington Hills. Por përveç tyre u arrestuar dhe një 38-vjeçar, Sotiraq Lako, gjithashtu shqiptar.
Dy të parët u dënuan me një gjobë prej 500 mijë dollarësh, ndërsa Lako me një gjobë 200 mijë dollarë.
Sipas hetuesve, viktima të grabitjeve të shqiptarëve ishin pronarët e bizneseve aziatike, që jetonin në Bloomfield, Farmington, Kantoni, Northville etj.
Dedektivët gjithashtu po hetojnë nëse shqiptarët janë të përfshirë edhe në shtëpitë e qarkut Macomb dhe Livingston.
Një sasi e madhe e artikujve të vjedhur gjatë zhvatjeve nëpër shtëpi, u gjet në banesën ku qëndronin shqiptarët.