Gjykata e Milanos në Itali ka dënuar me 7 vite burg një 20-vjeçar i cili së bashku me 7 persona të tjerë, abuzuan seksualisht me një mike të tyre me probleme psikologjike. Ndëkorhë, për personat e tjerë, hetimet u mbyllën pasi në kohën e abuzimit ishin minorenë. Ngjarja sipas autoritete italiane ka ndodhur në vitin 2016. Abuzimi seksual me të renë u filmua nga djemtë ndërkohë videoja u shpërnda edhe në chat mes tyre. Pas ngjarjes vajza kishte shfaqur simptoma depresioni. Nëna dhe motra e saj iu drejtuan autoriteteve dhe bën denoncim kur u njohën me historinë. Në kohën pak para abuzimit, vajza ishte shprehur se ndihej e lumtur pasi “kishte gjetur miq të vërtetë”, por lumturia iu kthye në makth më pas./a.m./noa.al/