Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar në Itali, ku është dhunuar deri në vdekje 20-vjeçarja shqiptare. Mediat fqinje raportojnë se ka mbetur viktimë e reja Angjela Meçani, e cila ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital.
Dëshmitarët kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë, teksa kanë parë momentin kur dikush e ka hedhur nga makina shqiptaren dhe është larguar. Ajo është dërguar në spital në Moncalieri, në gjendje të rëndë, ku ka ndërruar jetë e vetme në një krevat.
Mediat italiane shkruajnë se 20-vjeçarja Meçani ishte prostitutë në vendin fqinj, dhe pikërisht kjo është një pistë ku po heton policia. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur gjithë ngjarjen e rëndë dhe për të kapur autorët e krimit.