• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Italia do të jetë në takimin e Bordit të Paqes në Uashington! Meloni: Europa dhe SHBA duhet të ecin bashkë! Nuk ndaj kritikat e kancelarit gjerman ndaj Donald Trump-it

February 15, 2026
in Bota

Nga Simone Canettieri

Nga Addis Abeba, kryeministrja e Italisë Georgia Meloni dërgoi dy mesazhe të qarta: s’do të ketë asnjë përplasje me Berlinin dhe do të ketë një ‘po’ për Shtëpinë e Bardhë. Pra, Italia do të marrë pjesë si vend vëzhgues në takimin e Bordin e Paqes për Gazën në Uashington.

Para se të kthehej në Romë, Meloni foli për mediat dhe komentoi deklaratat e kancelarit gjerman Friedrich Merz në Mynih për marrëdhëniet me Amerikën e presidentin Donald Trump. Ajo pranoi se faza është e ndërlikuar, por tha se Europa duhet të bëjë më shumë për veten, sidomos në siguri dhe në shtyllën europiane të NATO-s.

Për tonet e ashpra ndaj Trump dhe kulturës Maga, Meloni u tregua e kujdesshme. “Janë vlerësime politike, sado legjitime. Nuk janë çështje kompetence të Bashkimit Europian”, tha ajo, duke theksuar se preferon të punohet për atë që bashkon Europën dhe SHBA-të, jo për atë që i ndan.

Pyetjes nëse Italia do të jetë të enjten në Shtëpinë e Bardhë, përgjigjja ishte e qartë: po. Roma është ftuar si vëzhguese dhe sipas Melonit kjo është një zgjidhje e mirë për t’u përfshirë në diskutimet për Lindjen e Mesme, duke pasur parasysh kufizimet kushtetuese. Ajo shtoi se po flitet edhe me vende të tjera europiane, veçanërisht ato mesdhetare, për një përfshirje të përbashkët.

Nuk është vendosur ende nëse do të shkojë ajo personalisht në Uashington apo Italia do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Antonio Tajani.

Ndërkohë, në Etiopi, Meloni mori pjesë edhe në ceremoninë për 25-vjetorin e aktit themelues të Bashkimit Afrikan, ku u paralajmërua edhe një pullë postare përkujtimore. Një ndalesë simbolike mes diplomacisë globale dhe debateve të nxehta që e presin në shtëpi, ku opozita e udhëhequr nga Elly Schlein e akuzon se është “nën hijen e Trump”./CorrieredellaSera

Next Post

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të "lenë pas dere" në Mynih!

Bordi i Paqes/ Rama ironizon "saliarët": Një lajm për Saliun, mora ftesë nga Trump, më 18 shkurt nisem drejt SHBA-së! Meqë nuk shkoi dot... a të shkoj?!

180 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së, Rama: Prokuroria në Hagë dështoi të sillte një provë të vetme për ta mbështetur këtë kërkesë mizore

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved