Afrimi i turistëve të huaj, kërkon edhe rend e siguri. Por, jo vetëm kaq, sa më mikpritës të jetë vendi i vizituar aq më shumë i nxit turistët.
Shpesh herë jemi njohur me episode të shëmtuara kur turistët janë vrarë e janë grabitur.
Raste të tilla në Shqipëri kanë ndodhur me shumicë. Por jo vetëm në vendin tonë ndodhin.
Në Itali, një familje gjermane u grabit teksa ndodhej në Ercolano të Napolit. Ata ndodheshin në parkun arkeologjik duke bërë shëtitje por në makinën e tyre, persona ende të paidentifikuar grabitën paratë, disa sende me vlerë dhe dokumente.
Ky rast ka bërë bujë në media pasi ka reaguar edhe kryebashkiaku i Erconalos Ciro Buoanajuto.
“Kush vjedh turistët, vjedh pak nga e ardhmja jonë”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Ai i bën një ftesë familjes gjermane të rikthehet në Ercolano, pasi gjithçka do ta kenë gratis për atë që u ndodhi.
Ndërkohë, kryebashkiaku u bën thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen dhe të çojnë prapa hekurave keqbërësit.