• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, November 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Italian shkuan turistë për të vrarë për qejf me snajper?! Prokuroria e Milanos hap dosjen e vrasjes së civilëve në Bosnjë në vitin 1990

November 13, 2025
in Bota, Kronike

Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim ndaj qytetarëve Italianë që dyshohet se kanë paguar anëtarë të ushtrisë serbe të Bosnjës për të shkuar në Sarajevë, në mënyrë që ata të bënin gjuajtje me snajper për të vrarë civilë gjatë rrethimit 4-vjeçar të qytetit në vitet 1990. Hetimi filloi nga një ankesë ligjore e paraqitur nga Ezio Gavazzeni (gava- xenii), një shkrimtar dhe gazetar nga Milano, i cili mblodhi prova mbi akuzat, si dhe një raport të dërguar prokurorëve nga ish-kryetarja e bashkisë së Sarajevës, Benjamina Kariq.

Prokurorët e Milano, nisën një hetim që synon identifikimin e italianëve të përfshirë, me akuzat për vrasje të vullnetshme, të rënduara nga mizori dhe motive të shëmtuara.

Mbi 10 mijë persona u vranë në Sarajevë nga bombardimet e vazhdueshme dhe sulmet me Snajper mes viteve 1992 dhe 1996 në atë që ishte rrethimi më I gjatë në historinë moderne, pasi Bosnja dhe Hercegovina shpallën pavarësinë nga Jugosllavia.

Goditjet me Snajper ishin elementi më i frikshëm gjatë rrethimit të Sarajevës pasi njerëzit në rrugë duke përfshirë edhe fëmijët vriteshin me goditje sikur e gjitha të ishte një videolojë.

Grupe qytetarët Italianë por edhe nga kombësi të tjera të quajtur si Grupet e Turizmit për të qëlluar me Snajper dyshohet se kanë marrë pjesë në masakër pasi kanë paguar shuma të mëdha parash ushtarëve të ushtrisë së Radovan Karaxhiç, ish liderit Serb të Bosnjës I cili në vitin 2016 u shpall fajtor për Gjenocid dhe Krime të tjera kundër njerëzimit. Sipas provave ai kishte dërguar njerëz në kodrat e Sarajevës në mënyrë që ata të mund të qëllonin popullsinë civile thjesht për kënaqësi.

Gazetari Italian ka deklaruar ka thënë se kishte lexuar për herë të parë raportet rreth “turistëve të dyshuar snajperistë” në shtypin italian në vitet 1990, por vetëm pasi kishte parë “Sarajevo Safari”, një dokumentar i vitit 2022 nga regjisori slloven Miran Zupaniq. Pas këtij dokumentari ai tha se kishte nisur te hetonte me tej.

Në dokumentar, një ish-ushtar serb dhe një kontraktor pretenduan se disa grupe perëndimorësh qëllonin popullsinë civile nga kodrat përreth Sarajevës. Pretendimet e tyre janë mohuar me forcë nga veteranët serbë të luftës.

Next Post

Opozitar me makinë 100 mijë euro nuk frymëzon”! Ish-deputeti i PD: Të themelohet UÇD, Ushtria Çlirimtare e Demokratëve

Rama për shkarkimin e Veliajt: Një paradoks shumë i madh...në burg pa gjyq

Paralajmërimi i Gonzatos: Parlamenti është populli, mund të bëjë ndryshime në sistemin e drejtësisë, por kjo do kompromentoni shanset për në BE!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved