Jeta e një gruaje italiane është kthyer në ferr pas dhunës së vazhdueshme barbare që ushtronte burri i saj shqiptar. 27-vjeçarja ka denoncuar në polici dhunën sistematike dhe kërcënimet me jetë, pas denoncimit policia ka arrestuar shqiptarin 30 vjeçar me inicialet S. F., rezident në Villorba.
Gruaja italiane, ka treguar se ai e dhunonte vazhdimisht, madje edhe e kërcënonte se do ta vriste fare.
Në kuadër të dëshmisë dhe të verifikimit të fakteve, duke e konsideruar rrezik edhe për fëmijët e vegjël, policia vendosi ta çojë atë pas hekurave.
Policia i bën apel gjithë grave, motrave dhe bijave që të mos heshtim përballë dhunës të çdo natyre qoftë, për të mbrojtur jetën e tyre dhe të fëmijëve.