Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman do të vizitojë Shqipërinë këtë javë. Lajmi është bërë me dije nga gazetari Paul Keynon gjatë një reportazhi radiofonik të BBC.
Kjo vizitë e sekretares britanike Suella Braverman, do të ketë në fokus të diskutimeve pikërisht numrin e madhe të emigrantëve shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Shqipëri.
Gazetari teksa jep lajmin thotë se pritet që sekretarja të vizitojë Shqipëri për të parë se çfarë po ndodh dhe përse kaq shumë shqiptarë po ikin, dhe përse zgjedhin Britaninë.
Emri i Suella Braverman, është lakuar shumë në Shqipëri gjatë javë të fundit për shkak të deklaratave të ashpra që bëri për emigrantët shqiptarë që po shkojnë në Angli, teksa nuk kanë munguar përplasjet dhe me kryeministrin Edi Rama.
Kryeministri shqiptar u shpreh se ishte e papranueshme terminologjinë dhe gjuha politike e përdorur nga Braverman dhe se çështja e emigrantëve është një problem i Britanisë dhe jo i Shqipërisë.