Avokati Idajet Beqiri tha se Izet Haxhia ka paralajmëruar një grevë urie dhe nuk do ta ndërpresë deri sa të lejohet të japë të gjitha deponimet e tij.
“Kur ndërpreu deponimet në Prokurori e respektonin shumë mirë, sa filloj sërish, iu sulën. Me të vetmin person që thotë është korrekt është personi që do të jetë pjesë e BKH-së. Ai ka paralajmëruar një grevë urie dhe nuk do ta ndërpresë deri sa të lejohet të japë të gjitha deponimet e tij”, tha Idajet Beqiri në Fax News.