Pas dakordësisë me Hamasin, qeveria izraelite ka miratuar fazën e parë të marrëveshjes për planin e paqes në Gaza, që përfshin shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve palestinezë dhe arritjen e një armëpushimi, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi, siç përcaktohet në dokumentin e nënshkruar në Egjipt.
IDF do të tërhiqet në Vijën e Verdhë të treguar në hartat e marrëveshjes brenda 24 orëve të ardhshme, pas së cilës Hamasi duhet të dorëzojë të gjithë pengjet brenda 72 orëve ( 20 të gjallë dhe 28 të vdekur). Në këmbim të pengjeve, do të lirohen edhe rreth 2 mijë palestinezë të burgosur nga Izraeli.
Pra, “e hënë ose e martë”, siç njoftoi Donald Trump i gëzuar ndërsa hapi mbledhjen e kabinetit në Shtëpinë e Bardhë. Armëpushimi do të monitorohet nga një Task Forcë e përbashkët (që do dërgohen në Izrael) dhe personeli ushtarak amerikan nga Egjipti, Katari, Turqia dhe ndoshta Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas Trump, 200 trupa do jenë vetëm nga SHBA.
Për më tepër, Komanda Qendrore e SHBA-së do të krijojë një “qendër koordinimi civil-ushtarak” në Izrael që do të ndihmojë në lehtësimin e rrjedhës së ndihmës humanitare, si dhe ndihmën logjistike dhe të sigurisë në Gaza.
Dakordësia për fazën e parë të planit të paqes u arrit vonë të mërkurën ndërsa bisedimet për fazën e dytë do të nisin menjëherë pas dorëzimit të të gjithë pengjeve. Ndërkohë, presidenti i SHBA njoftoi se të dielën mund të vizitojë Lindjen e Mesme pas negociatave të suksesshme mbi këtë fazë të parë.
“Pengjet do të kthehen të hënën ose të martën. Unë ndoshta do të jem atje. Shpresoj të jem atje. Dhe ne planifikojmë të largohemi të dielën dhe mezi pres ta bëjmë këtë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.