• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, October 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ja 12 arsyet e shkarkimit të Rovena Gashit, si bashkëpuntore e veçantë e Llallës!

September 12, 2018
in Aktualitet, Kryesore

 Këto janë arsyet se përse Rovena Gashi duhet të largohet nga sistemi i drejtësisë dhe shumë shpejt duhet të përballet me drejtësinë e re, për disa akuza, si ajo e korrupsionit pasiv, fshehje pasurie, pastrim të produktit të veprës penale, fallsikim dokumentesh dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Poshtë po japim 12 shkeljet e Rovit në detaje për çdo element të konstatuar si shkelje ;

 1. Ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm në lidhje me çmimin e blerjes së apartamentit te Shkëmbi i Kavajës, si dhe mbi momentin e pagesës së tij;
2. Ka paraqitur deklarime të pasakta dhe me përmbajtje të ndryshme nga sa rezulton nga të dhënat e kontratave të nënshkruara prej saj;
3. I ka dhënë Komisionit përgjigje të pavërteta, të ndryshme dhe kontradiktore me realitetin e fakteve të vërtetuara nga dokumentet dhe kontratat e nënshkruara prej saj;
4. Nuk ka pasur mjaftueshëm burime financiare të ligjshme për të kryer pagesën e çmimit të apartamentit të mësipërm, sipas kontratës dhe deklaratës noteriale të datës 14 nëntor 2011;
5. Ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm në lidhje me paguesin/t dhe kohën e pagesës së çmimit të blerjes së apartamentit në ish-rrugën “***” Tiranë;
6. Ka paraqitur deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme në lidhje me formën e përfitimit të pasurisë si në pikën më lart, me përmbajtje të ndryshme dhe në kundërshtim nga sa rezulton nga kontrata e shitblerjes së datës 12.11.2013, e nënshkruar prej saj;
7. Ka dhënë përgjigje, ndaj pyetësorëve të Komisionit, të pavërteta, të ndryshme dhe kontradiktore me realitetin e fakteve të vërtetuara nga dokumentet dhe deklarimet periodike të bëra prej saj, në lidhje me periudhën e banimit në këtë apartament, si dhe kur nuk ka deklaruar posedimin apo përdorimin e sendeve/pasurive të tjetërkujt;
8. Ka bërë deklarime të pamjaftueshme përgjatë periudhës 2004 – 2012, pasi nuk ka deklaruar në ILDKPKI posedimin e vazhdueshëm të apartamentit në ish-rrugën “***” Tiranë;
9. Nga analiza financiare rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka pasur një mungesë të aftësive paguese, me të ardhura nga burime financiare të ligjshme, pasi dalin me bilance negative pesë vite, respektivisht: viti 2011 (- 4.123.421 lekë); viti 2012 (- 103.233 lekë); viti 2013 (- 3.417.236 lekë) dhe viti 2015 (-180.064 lekë), dhe për rrjedhojë, bilanci total i këtyre viteve del negativ, me – 7.823.954 lekë.
10. Babai i subjektit të rivlerësimit, z. N. G në vitin 2004 nuk ka pasur burime financiare të mjaftueshme për të paguar çmimin prej 38.800 USD të apartamentit në rrugën “***” në Tiranë;
11. Për periudhën kohore, 2004 – 2016, ka pasur një mungesë të theksuar burimesh financiare (të ligjshme) për të justifikuar shpenzimet e kryera ndër vite, pasi ka investuar në pasuri të paluajtshme shifra të cilat tejkalojnë ndjeshëm mundësitë dhe burimet financiare të ligjshme, pasi bilanci i periudhës 2004 – 2016, për z. N. G. del negativ, me -80.004.952 lekë;
12. Bilanci i përgjithshëm financiar i z. N. G., për periudhën 1990 – 2016, rezulton negativ, me – 85.718.826 lekë. /Adriatik Doci/Sh.c

Next Post

Kontroll banesës së Durim Bamit, ja kush është njeriu që trazoi politikën dhe akuzat

Të shpërndajmë të mirën apo të keqen?

BE i shpëton të gjithë, përveç Teatrit të vjetër!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved