Ndoshta Bujar Nishani dhe Ilir Meta, pa harruar dhe paraardhësit e tyre, janë përgjegjësit kryesor për emërimet e këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pra kupola e drejtësisë ka qenë KLD me kryetar presidentin dhe n/kryetarë gjithmonë një ushtarë të Sali Berishës, i cili ishte de facto kryetar
21 subjekte mes të cilëve prokurorë e gjyqtarë u larguan nga sistemi me mbylljen e fazës së parë të vetingut. Nga këta 21 subjekte, 13 janë gjyqtarë, ndërkohë që pritet të largohen dhe disa të tjerë pas apelimeve të bëra tek Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Kështu është larguar nga sistemi ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj dhe Gani Dizdari. Është larguar po ashtu nga sistemi gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva; ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla dhe gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai.
Por krahas këtyre largimeve, eksod shkarkimesh pati dhe tek Gjykata e Lartë nga ku janë larguar gjyqtarët Artan Lazaj, Admir Thanza, Artan Zeneli, Tom Ndreca, Shkëlzen Selimi dhe Artan Broci. Por pikërisht këto largime ngrenë dyshime të forta mbi funksionimin e KLD ndër vite.
Pasi përveç pasurisë marramendëse disa nga këta subjekte kishin dhe lidhje me persona të inkriminuar sipas raporteve të dorëzuara nga ana e DSIK.
Detaj që deri më sot ka qenë i paprecedentë dhe mëse normal sipas mënyrës sesi ka funksionuar KLD.