Avokati i njohur Idajet Beqiri ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një përgjigje për gazetën “S”, zoti Beqiri arsyet e forta pse prokuroria e Posaçme (SPAK) po vonon firmosjen e-arresteve për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta, kur i ka të gjitha provat para syve. . Sipas tij, SPAK do t’i verifikojë deri në fondin dhe të bëjë një hetim shterues. Dmth, t’ua hedhin poshtë të gjitha pretendimet e pabaza dhe që të dali procesi i rregullt, i sigurt nga çdo lloj vlerësimi edhe për provëshmërinë dhe ligjshmërinë e të gjithë procesit.
“Mesa duket meqë e ka si procedim të parë, si për Saliun, si për Ilir Metën dhe këto janë dy ish-Presidentët e Republikës dhe ish-Kryeministra, SPAK-u do që të zbatojë të gjitha procedurat e t’i ketë. të gjitha të pastra, t’u garantojë një proces të rregullt ligjor me qëllimin që të ketë një përputhshmëri me nenin 6 e Konventës Evropiane për lirinë dhe të drejtat e njeriut. Ç’ka do të thotë që në çdo lloj aspekti e pretendimi që ata ngrenë kur pyeten, pasi iu janë marrë deklarimet atyre, për gjithçka që akuzohen për çdo lloj aspekti që ka kundër tyre, etj, të cilat janë në këto procese që janë të hapura. si për Sali Berishën dhe për Ilir Metën.
Ata paraqesin pretendimet e tire të SPAK-ut të bëjnë të verifikojnë deri në fondin dhe të bëjnë një hetim shterues. Dmth, t’ua hedhin poshtë të gjitha pretendimet e pabaza dhe që të dali procesi i rregullt, i sigurt nga çdo lloj vlerësimi edhe për provëshmërinë dhe ligjshmërinë e të gjithë procesit. Kjo e bën SPAK-un si fillim pasi është çështje e parë që do të futet faktikisht sa të hapet rruga dhe pastaj ato janë varg kallëzimet penale kundër tyre dhe krimet që ata kanë kryer. Pasi krime të gjithë, jo vetëm korrupsion por deri dhe në vrasje dhe pastaj ato do të ndodhin”, deklaroi avokati Beqiri.
Emri i tyre del edhe në vrasje
Avokat Idajet Beqiri theksoi gjithashtu se emri i Berishës dhe Metës del edhe në vrasje. “Kjo është e para sipas vlerësimit tim e duan që çdo gjë ta kenë të kopsitur mirë por nga ana tjetër unë shoh që edhe një lloj ‘politike’ ku po gjejnë momentin e duhur, po krijojnë edhe terren duke marrë e duke vënë në bankën e të akuzuarve edhe për gjëra të vogla dhe kur të vij problemi pastaj të thonë se për gjëra kaq të vogla, për afera të vogla i kemi të arrestuar, i kemi në burg, po ju që keni bërë këtë malin e madh me korrupsion dhe me krim që ka shkaktuar dëme të pallogaritshme vendit e popullit shqiptar.
Edhe kjo është një lloj politike e cila nuk duhet pranuar dhe jam kundër pasi kush ka shkelur ligjin nuk duhet të bëjmë shumë hesape dhe temenaja, pasi këto nuk janë të veçantë por para ligjit të gjithë janë të barabartë. E derisa themi para ligjit të gjithë të barabartë, standardi është një. Ato standarde që kemi zbaruar për të gjithë shqiptarët duhet të zbatohet për këta. Kuptohet, kurrën e kurrës nuk duhet shkelja e ligjit dhe të drejtat e njeriut, një ish-Presidenti dhe një ish-Kryeministri, nuk e merr dot me mend se çfarë mund të bëjnë më pas për qytetarët e thjeshtë. Por ama kurrën e kurrës nuk duhet t’i mbivlerësojmë dhe t’i bëjmë mbinjerëz, sikur janë fantazma e kanë zbritur nga qielli”, u shpreh avokati Beqiri.
Si do fundoset Flamur Noka?
Nga ana tjetër, avokati Idajet Beqiri ka paralajmëruar “ditë të zeza” edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Flamur Noka, të cilin e kallëzuar në SPAK. Zoti Beqiri, tha se veprimet e tij për t’iu përgjigjur atij me kallëzim penal ndaj tij, por edhe nga mediat janë të dështuara, pasi në fund sipas Beqirit, Noka nuk do të justifikojë dot pasurinë e tij. “Fakti që SPAK e ka regjistruar penalisht, fakti që kanë filluar hetimet kundër tij, fakti që po verifikohen pasuritë e tij e me çfarë mjetesh ka ai vetë në emër të tij por edhe në emër të vëllait, motrës së tij. pjesëtarëve të tjerë të familjes së tij.
A i justifikon apo jo me të ardhurat që ka, ai ka deklaruar këto të ardhura apo nuk i ka deklaruar, ae ka shpërdoruar detyrën e ministrit të Brendshëm. Ai po ai është për këto dhe derisa po hetohet, kjo do të thotë se ai kallëzim penal është ai që thotë ndryshe nëse kallëzimi penal çohet në SPAK nuk është ai i akuzuar dhe nuk ka element të veprës penale, nuk ka dyshime të arsyeshme, Prokuroria e Posaçme nuk fillon procedimin penal fare dhe merr vendimin e procedimit penal se nuk ka bazë etj.
Por fakti që ka filluar të thotë që ka edhe dyshime të deklaratave në të cilat janë rezultatet që ai ka bërë pastrimin e parave që ka bërë mos të ardhurave që ka bërë si nuk justifikon pasuritë që i ka mbetur dhe që me të ardhurat e tij. tija ai nuk mund të viheshin shumë gjatë gjithë jetës. Përpjekjet e tija me kallëzime e me të tjera, janë dëshpërim i tij por që fundin e kanë që nuk do ua marr njeri në konsideratë e do ua hedhë poshtë pasi nuk bëhet fjalë për shpifje por bëhet fjalë për atë që ai ka kryer dhe për ato duhet të përgjigjen para ligjit”, përgjigjen në gazetën “SOT”, avokat Idajet Beqiri/Rigels Seliman