I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” përballë analistëve dhe gazetarëve, kreu i opozitës, Lulizm Basha i është përgjigjur pyetjes nëse do të futen në zgjedhje me në krye të qeverisë, Edi Ramën.
Basha tha se PD po përgatitet për t’u futur në zgjedhje lokale dhe të përgjithshme, ndërsa shtoi se ata duan të vijnë si një alternativë dhe të fitojnë besimin e shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira e të pastra.
Ai përjashtoi kategorikisht një marrëveshje të dytë me Edi Ramën, ndërsa tha se vendi është në rrezik për një konfrontim civil.
“Nuk ka për të pasur asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Qëllimi apo objektivi im si kryetar i Opozitës, i Partisë Demokratike dhe i aleatëve tanë është jo thjeshtë largimi i tij si kryeministër, por largimi i tij nga politika dhe dërgimi i tij para drejtësisë. Partia Demokratike dhe aleatët po përgatiten për zgjedhje, për zgjedhjet lokale, por po përgatiten për zgjedhje të përgjithshme.
Qëllimi ynë është që me shumicën e shqiptarëve që nuk e pranojnë dhe nuk e durojnë më këtë gjëndje, t’i imponojmë një zgjidhje politike vendit. Një zgjidhje që duhet të kalojë apo të tejkalojë gjendjen e grushtit të shtetit ku ndodhemi”, tha Basha.
Bejtja: Me Edi Ramën kryeministër?
Basha:Jo,jo. Pa Edi Ramën