Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i pyetur nga analistët në emisionin Të Paekspozuarit, për shtyrjen e vendimmarrjes nga Kuvendi për mandatin e Belinda Ballukut, u shpreh se duhet pritur vendimi nga Gjykata Kushtetuese dhe kjo çështje nuk ka pse trajtohet si ndonjë emergjencë pasi është brenda të gjithë afateve.
Blendi Klosi: Kemi vendimarrje të Parlamentit që ka zhveshur deputetët nga imuniteti, çdo deputet mund të hetohet. Pastaj për mandatin, nuk kemi opinion për këtë qëndrim, por kemi shpreshur qartë që, meqenëse kjo çështje ka futur në diskutim raportin ndërmjet pushteteve, gjyqësorit, drejtësisë, kërkojmë një qëndrim të GJK, sa i përket këtij opinioni. Me ardhjen e gjykimit të GJK, do të jemi me vendimarrje.
Kërkesa për diskutimin e imunitetit, kërkon tre muaj kohë, jemi brenda afatit. Nuk kemi penguar procesin e hetimit. Për gjykimin e rastit, po kërkojmë të ndahet ndarja e kompetencave nga GJK. Historia në Shqipëri përsëritet, demokraci e re, qëndrime të herë pas hershme, kanë bërë ngërçe juridike, që duhet të shprehet GJK. Nuk kemi thënë që pengojmë hetimin, apo gjykojmë hetimin. Ne presim vendimin e GJK.
Ky nuk është rast që gjykohet për korrupsion, por për mënyrën e funksionimit të situatave të caktuara. Është diskutim normal, pse duhet të jetë urgjencë? Po presim GJK dhe do të marrim vendimin. Shumë e thjeshtë.
Andi Tela: Çfarë e lidh vendimin e GJK me një vendim që duhet të marrë Parlamenti? Ç’punë keni me GJK?
Blendi Klosi: GJK po gjykon për raportin e vënë në pikëpyetje mes qeverisjes, gjyqësorit…
Andi Tela: Kur GJK thotë më sillni mandatin e Olta Xhaçkës, pse thoni nuk jemi noter? Për çështje që ju implikojnë direkt, thoni nuk e zbatojmë. Rregulli thoshte ta çonit.
Blendi Klosi: Edhe Komisioni i Venecias thotë deputeti është i pavarur.
Baton Haxhiu: Gjykata, prokurori në fillim, mori vendim për pezullimin e funksioneve. Nuk mundet për faktin që kemi një refuzim të mazhorancës për ta pranuar pasi ndërhyn në kompetenca, të sjellësh një vendim tjetër të nesërme për arrestim. Mendoj se kjo ngutje e bën të dyshimtë rastin dhe dëshirën apo profesionalitetin e prokurorisë.






