• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, October 28, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ja çfarë do të ndodhë kur Sali Berisha të largohet nga PD! Zbulohet plani i errët i trashëgimisë nga…

October 26, 2025
in Debat

Analisti Frok Çupi ka analizuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe të ardhmen e saj pas largimit të Sali Berishës. Në një intervistë për “Abc News”, ai flet për mënyrën se si po përgatitet trashëgimia politike, rolin e fëmijëve të Berishës, Argitës dhe Shkëlzenit, si dhe eliminimin e figurave që sipas tij i dolën kundër gjatë viteve, nga Azem Hajdari te Sokol Olldashi. Çupi sqaron gjithashtu sesi të rinjtë brenda partisë përballen me sfida dhe ndikimin e pushtetit të familjes Berisha në PD, duke dhënë një pasqyrë të qartë mbi dinamikat e pushtetit dhe sfidat e së ardhmes.

-Njësoj si Partia Socialiste, Sali Berisha mblodhi Akademinë e Trajnimit të deputetëve të rinj. Kujt i mbante leksione Berisha aty? Kush ishin deputetët e rinj? Sepse vetë Berisha i nxori jashtë listës së sigurt dhe të rinjtë i la pikërisht jashtë parlamentit.

Akademizëm në Partinë Demokratike nuk ka, qysh prej ditëve të para të themelimit. Nuk ka lidhje me akademizmin dhe nuk ka lidhje me kulturën. Akademizëm kishte në zgjedhjet e para, kur njerëzit shpresonin se çfarë po bënin me demokracinë, dhe kishte akademikë që u bënë deputetë dhe themelues të Partisë Demokratike. Por ata u dëbuan dhe ata nuk ekzistojnë më. Ai në vend që të jepte leksione (akademizmi që s’kishte pikë akademizmi në atë që thoshte), ishin prapëseprapë fraza për të mbajtur pushtetin në PD. Ai duhet t’i këshillonte një për një ata. Për shembull, njërit duhet t’i këshillonte, t’i thoshte: “Ti mos e merr më në makinë Rrumin e Shijakut, se do të vrasin bashkë me të”. Tjetrit do t’i thoshte: “Ti s’e ke bërë, se e ke shmangur vetingun e drejtësisë, dhe ti nuk mund të jesh krejtësisht i padrejtë. Dhe në kundërshtim me çdo normë drejtësie ti vjen dhe ndërkohë atje janë të gjithë xhaketa të vjetra, të lara e të shplara. Domethënë, mendo, Këlliçit i thotë i ri! Ndërkohë Këlliçi ka shkuar në lavazhin e zgjedhjeve në parti në Tiranë, ka humbur atje. Çfarë leksionesh do bëjë? Me një fjalë, çfarë leksionesh mund t’i japë një politikan si Berisha? Berisha ka për të dhënë një leksion, po të ishte vërtetë se do të bëhej një tribunë për të dhënë leksionet, duhet të jepte leksione se si një ish-komunist i egër mori në dorë fatet e demokracisë dhe e mashtroi popullin. Duhet të jepte leksionet si e bëri grushtin e shtetit në Shqipëri. Do të jepte leksionet si e furnizoi Millosheviçin me energji kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve. Do të jepte leksione se si e mban partinë, si sundimtarët në Lindjen e Mesme për një kohë kaq të gjatë e mbanë në pushtet, dhe se si ka arritur të shpallet vetë i pacënueshëm në pushtetin e tij.

-Zoti Çupi, Berisha edhe pse humbi zgjedhjet, jo vetëm që shkel statutin e Partisë Demokratike, që vetë ai në fakt e ka firmosur, por me këmbëngulje ai tha se do jetë sërish ai kryetar i Partisë Demokratike, edhe kur t’i mbarojë mandati, pasi do bëhen zgjedhjet, ai do rikandidojë sërish. Çfarë leksioni politik është ky që jep Berisha në Partinë Demokratike?

E para, është një leksion, me thënë të vërtetën, që duhet të merret seriozisht, edhe pse është një situatë për të qeshur në atë parti. Po, duhet marrë shumë seriozisht, për arsye se në këtë pjesë të globit, në këtë shekull, po ndodh vetëm këtu me Berishën, që shpall pushtet të përjetshëm. Do të thotë që mund të tregohemi me gisht se si një parti në Shqipëri ka shpallur pushtet të përjetshëm të familjes. E dyta është se liderë si Berisha, në kohën që i afrohen fundit, bëhen më të rrezikshëm dhe më qesharakë. Tani ai është i rrezikshëm në kuptimin që po tenton ta transferojë pushtetin e tij tek fëmijët e tij. Duke e transferuar pushtetin tek ata, do të thotë se do kemi Salinj të rinj në moshë. Do të thotë se ata nuk kanë shkollë tjetër përveç shkollës së Saliut, qoftë e bija (Argita), qoftë i biri (Shkëlzeni). Dhe ka mundësi ta zënë linjën politike të Berishës në rininë e tij, kur ai kishte snajpers, kishte armë, vriste, rrënonte vendin, e të tjerë. Dhe të durojë vendi edhe dy të çmendur të tjerë që duan të imitojnë babain, kjo do të ishte një fatkeqësi tjetër shumë e madhe. Një pjesë e këtij leksioni është mënyra se si ky njeri përdor njerëzit e tjerë. Përdor faktin që njerëzit i besojnë Partisë, disa njerëzit i besojnë Partisë Demokratike. Përdor aspiratën që kishin njerëzit për të pasur dhe një parti studentësh dhe punëtorësh që lindi në ato vite.

-Besart Xhaferi, kryetar i forumit rinor të Partisë Demokratike, deklaroi se nëse Berisha nuk arrin dot të vërtetojë farsën zgjedhore dhe nëse zgjedhjet nuk do përsëriten, atëherë Berisha duhet të largohet kur atij i mbaron mandati, pra në prill të vitit 2026. A po rebelohen të rinjtë brenda Partisë Demokratike?

Kjo është një figurë e parë në Partinë Demokratike, domethënë është e përsëritur. Xhaferi i sotëm praktikisht është parë në fytyrën dhe në fatin e Eduard Selamit, është parë në fatin e Tritan Shehut, është parë në fatin e Azem Hajdarit, është parë në fatin e Genc Pollos, e të tjerë. Domethënë Berisha ka gjetur një mënyrë për të peshkuar mes njerëzve që janë dhe të etur për pushtet, por dhe naivë. Dhe këta sigurisht që nuk janë fajtorë fillestarë, këta bëhen fajtorë rrugës. Dhe Xhaferi sigurisht që është një prej këtyre, i cili s’ka asnjë prerogativë, s’ka asnjë shans për të bërë ndryshime në Partinë Demokratike. Jo vetëm që s’ka shans, por pa dyshim që po ta pyesësh në ndërgjegjen e tij, thjesht është një falsifikator i ideve që do të bëjë ndryshime. Realisht ai është nën pushtetin e të birit të Berishës. Jo vetëm nën pushtet, por ky po përdoret për të dëshmuar, për t’u thënë njerëzve: “Shikoni, në Partinë Demokratike ka edhe kundërshtarë”. Kjo është gjë e shëmtuar shumë. Berisha kur e shikon që kundërshtarët (po e quajmë dhe këtë kundërshtar), vjen një moment që ulin kokën, atëherë i trajton si maçokë të vegjël dhe nuk i çon në ferr.

-A mund ta trajtojë të birin kështu?

I biri besoj se tashmë është Bashar al-Assad që ka një të ardhme të tmerrshme, ka një jetë të vuajshme dhe ai ka zëvendësuar të atin, dhe sot është një nga kriminelët më të mëdhenj të botës. Por të birin tani e ka lëshuar prej kohësh. Të birin dhe të bijën i ka lëshuar në krim, dhe të shoqen sigurisht i ka lëshuar në krim e përnjëherë. Dhe ai tani nuk nxjerr dot kokën prej krimeve të tij, edhe sikur të donte. Në këtë grupim (po e quajmë politik, por që është familjar), bëhet një jetë tribale, bëhet një jetë e mësuar. Klyshi i mëson zanatin e të atin. Kështu që nuk mund të mendosh se i biri çfarë do të bëjë. Ai nuk do ta vriste të atin (se është kjo ideja e vrasjes së babait, në politikë nuk i intereson). Ai do ta kopjojë të atin, madje ka rrezik që të bëhet shumë herë më brutal se i ati. Desha të them për këta që i stimulojnë si gjasme liderë të rinj, më i trajtuar i mirë. Një tjetër është Eduard Selami, është trajtuar dhe ai butë, po deri diku. Azem Hajdarin e eliminoi. Ka qenë në fakt edhe një tjetër figurë, ka qenë edhe Sokol Olldashi, por faktikisht Sokoli, që unë mendoj se me kujdesin e Berishës është ekzekutuar.

-Nuk e konsideroni ngjarje aksidentale?

Po, padyshim që jo. S’e kam konsideruar kurrë. Duhet të jesh shumë naiv që ta konsiderosh ashtu. Unë po them për këta që i trajton butë dhe që i lë në jetë. Pastaj i vjen një moment i fut në furrën e Partisë Socialiste dhe atje digjen. Si, praktikisht, Eduard Selami konkurroi për kryetar të PD-së dhe ku është sot? Iku në Amerikë. E ky Shehu tani ka hyrë në konflikt me të, ju qëndroi afër për shkak të Shqiponjës.

-Nëse pas Berishës nuk do të ishin paratë e Shkëlzenit, a do të vritej politikisht?

Realisht është thelbi i kësaj marrëdhënieje. Po të mos kishte paratë, do të thotë që do të kishim deri diku normalitet, sepse s’do kishin shkatërruar vendin, s’do kishin vjedhur kaq shumë. Po të mos kishim paratë, s’do kishim Xhaferin, s’do kishim kandidatin për Tiranën. Po të mos kishim para, nuk do kishim rrezikun për luftëra dhe për grushte shteti. Nuk do kishim LaCivitën. Nuk do kishim atë rrënim të vendit. Nuk do kishim këtë frikë që kanë njerëzit sot, dhe nuk do kishim këtë grupim bastard familjar. Një gjë tmerrësisht e ndotur, që i jep vendit dhe i jep fytyrës së njeriut këtu një zbehje, duke thënë: “Më në fund e pamë dhe këtë gjë kaq të shëmtuar”. Kishim parë plot gjëra në historinë tonë. Kaq të shëmtuar nuk mund të kishim parë.

Next Post

VIDEO/ Realizon gol nga goditja e dënimit, kryevepër e Medon Berishës në Serie A

Bashkë me ‘Diellën’ në Berlin?! “Europa është zgjuar nga gjumi”, Rama: Jemi kërthiza e BE!

Për të qeshur apo për të qarë? Goni, pjellë e re nga PD-ja e "zullumeve" thirrje Ramës: Bëhu burrë, mbaj përgjegjësi e dorëhiqu

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved