Avokati Spartak Ngjela foli për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.
Ai tha se tashmë pas përjashtimit të tyre, do të nisë procesi penal për veprat që kanë kryer në kundërshtim me ligjin, duke përfituar pasuri të pajustifikuara.
“Po me gjyqtarët çdo bëhet? Do fillojë procesi penal, nuk ka asnjë diskutim. Nuk ka fuqi SPAK-u për goditje të mëdha në numër.
Se çfarë do bëjë superfuqia që e ka në dorë SPAK-un, sesi do ta zgidhë çështjen e sasisë së madhe të dosjeve dhe numrit të vogël të hetuesve, këtë do e shikojmë hap pas hapi”, – tha Ngjela në emisionin “Breaking”.
Më tej avokati u shpreh se në Washington të SHBA-ve, po përgatiten hetues të rinj për të përballuar numrin voluminoz të dosjeve të shumta që janë për t’u hetuar nga drejtësia shqiptare.