Qeveria e Theresa May do t’i ofrojë qytetarëve të BE-së të drejtë qendrimi në Britani nëse nuk ka marrëveshje për Brexit, kjo sipas dokumentave qeveritare të siguruara nga Telegraph.Sipas dokumentave të zbuluara, Britania do t’i japë shumë pikë vetes me ofertën që po jep për emigrantët që vijnë nga vendet e BE-së.
Raporti thotë se ata mund të vazhdojnë të jetojnë në Britani si dhe të vazhdojnë të marrin benefite.
Detajet e këtij propozimi do të publikohen në fund të kësaj jave përmes një dosje me 84 pjesë. Sipas dokumentit qytetarët e BE-së janë një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes mes Britanisë së Madhe dhe BE-së.
Kjo fundit paralajmëron se mund të ketë rreziqe për shtetin Anglez nëse nuk respekton zotimin që mori ndaj qytetarëve vitin e kaluar.
Rreth 3. 8 milionë emigrantë nga BE jetojnë në Britani. Ata sipas marrëveshjes do të mund të vazhdojnë të jetojnë aty, si dhe të përfitojnë kujdes shëndetësor si dhe pensione. Gjithashtu ata mund të marrin me vete edhe antarë të familjes së ngushtë.