Finalizohet në Vlorë operacioni policor i koduar ”Mercury’. Sekuestrohen armë zjarri, municione luftarake, motora për mjetet ujore, automjete dhe lëndë narkotike. Arrestohet në flagrancë një 25 vjeçar si poseduesi i tyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë si dhe në kuadër të një pune disa javore për kapjen e personave që kryejnë veprimtari kriminale dhe që posedojnë armë zjarri pa leje kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ”Mercury”, ku si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi Denis Muhametaj, 25 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë.