23 protestuesit e ndaluar dhe 13 te tjeret qe jane ne kerkim rrezikojne te denohen me burg, per përleshjen me policinë në “Rrugën e Kombit”.
Kryeministri Edi Rama tha se vandalët, siç i cilësoi protestuesit, do të marrin dënimin e merituar sipas ligjit, ndërsa opozita dhe banorët e Kukësit me në krye kryebashkiakun kanë kërkuar lirimin e tyre.
Sipas policisë, këta persona shkatërruan me zjarr kabinat e kalimit me pagesë të automjeteve, zyra të kompanisë, ushtruan dhunë ndaj punonjësve të policisë. Lista e të ndaluarve përmban 23 banorë të Kukësit dhe fshatrave përreth Morina, Nanga, Pobregu, Bushati, Kolshi, Shtiqen dhe Surroj, nga 21-60 vjeç.
Por sa rrezikojnë protestuesit të dënohen për veprat penale që ata akuzohen. Më poshtë po iu sjellim se sa rrezikojnë 23 të ndaluarit, sipas kodit penal.
Qindra qytetarë të Kukësit dhe një pjesë nga Kosova protestuan kundër vendosjes së taksës për kalimin në Rrugën e Kombit, që lidh Shqipërinë me Kosovën të shtunën.
Protesta u kthye në përleshje të dhunshme me policinë dhe iu zjarri sporteleve të taksës.
Tubimi i thirrur nga këshillat bashkiake të krahinës nisi i qetë, por u acarua nga kontaktet e protestuesve me forcat e policisë.
Rruga e Kombit i dha një shtytje të madhe afrimit të shqiptarëve në të dy anët e kufirit dhe rriti shkëmbimeve tregtare dhe turistike mes dy vendeve.
Taksa nga 5 euro për automjetet e vogla deri në 22.5 euro për automjetet e rënda u kundërshtua fort nga banorët dhe bizneset e Shqipërisë dhe Kosovës.