Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në Tiranë, Durrës dhe Kavajë. Sipas IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në fshatin Luz i Vogël të Kavajës.
Nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale edhe pse lëkundjet kanë qenë mjaft të forta e kanë frikësuar jo pak banorët e zonave përreth epiqendrës si Tiranë dhe Durrës.
Kujtojmë se prej disa ditësh Shqipëria është goditur nga një valë lëkundjesh të vazhdueshme, ku tërmeti që tronditi më së shumti dhe shkaktoi disa dëme materiale në banesa, ishte 5.1 ballë me epiqendër në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit, Durrës.
Nga të dhënat, tërmeti nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Megjithatë ne po monitorojmë të gjitha lëkundjet sizmike. Përgjithësisht lëkundje të tilla priten të kenë pasgoditje, por deri tani nuk kemi regjistuar asnjë.
Prej disa ditësh Shqipëria është goditur nga një valë lëkundjesh të vazhdueshme, ku tërmeti që tronditi më së shumti dhe shkaktoi disa dëme materiale në banesa, ishte 5.1 ballë me epiqendër në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit, Durrës.