I vrarë në orën 1:30 pas mesnatës në oborrin e tij në fshatin Maqellarë, kanë dalë detaje të reja nga ekzekutimi i 32-vjeçarit.
Viktima është Elsi Kosiqi, i cili prej pak kohësh ishte kthyer nga emigrimi dhe shquhej për rreth të gjerë shoqëror, por nuk dihet nëse kishte konflikte të mëparshme pasi nuk ka qenë ndonjëherë me precedent penal.
Sipas gazetarit të “News24” nga vendngjarja, fakt që ka ndimuar në arratisjen e shpejtë të autorit/autorëve ka qenë pozicionimi i banesës së 32-vjeçarit buzë rrugës kryesore.
Gazetari Doçi tha:Autorët e kanë pasur të lehtë të largohen pasi e kanë vrarë me 3 plumba në gjoks. Kanë lënë disa gjurmë në oborrin e banesës, prandaj policia do mund të verifikojë autorët. Elsi Kosiqi kishte punuar disa kohë në Itali. Nuk ka qenë problematik me policinë, dyshohet se personat që kanë qëndruar me të, mund ta dinë autorin e ngjarjes.”
Elsi Kosiqi ka qenë brenda shtëpisë kur e kanë thirrur jashtë në orën e vonë ë natës për ta lënë të vdekur me 3 plumba në kraharor. Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se pranë viktimës janë gjetur prova të shumta që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.