Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe politikanëve të tjerë. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Ngjela tregon se kush është arkitekti i “21 Janarit” dhe si u korruptua prokuroria e gjykata për ta “varrosur” si dosje. Madje për këtë masakër avokat Ngjela paralajmëron burgosjen e Sali Berishës. Po ashtu, gjatë reagimit për gazetën “SOT”, të cilin po e pasqyrojmë më poshtë të plotë, ai zbulon se kryeministri Edi Rama i shkarkoi ministrat pas kërkesë së FBI. Më poshtë po pasqyrojmë reagimin e avokat Ngjelës.
Ja prononcimi i plotë i avokat Ngjelës
Ndryshimet në qeveri
Nëqoftëse kryeministri nuk ka qenë në rregull është çështje tjetër, por nëse ka qenë në rregull është çështje e brendshme. Kjo quhet krizë në qeveri. Siç duket arsyeja kryesore do të jetë korrupsioni pasi janë ministra të cilët kanë patur shumë para nëpër duar. Megjithatë është një hipotezë e do ta shikojmë hap pas hapi se pse i lëvizi. Do të shohim nga ka ardhur kriza, nga paaftësia, nga mënyra e veprimit individual e jo korrekt të ministrave apo nga krijimi i një grupi ministror kundër kryeministrit apo nga korrupsioni. Unë nuk kam të dhëna por shenjat janë që ka tepër mundësi t’ja këtë kërkuar politika amerikane ose FBI-ja në lidhje me korrupsionin në Shqipëri. Këtë gjë do ta presim, është hipotezë pasi janë shumë ministra. Një shkarkimi i tillë, krijon krizë. Pse nuk krijoi krizë fakti që hoqi katër ministria, një zv/kryeministër? Ka tepër mundësi t’ia kenë kërkuar shërbimet dhe qeveria i ka hequr.
Pakti për Kodin e ri Zgjedhor
Duhet të jemi të qartë, mendimi im është që duhet të shkojmë në Perëndim. Me ligj zgjedhor proporcional nuk shkon në Perëndim dot. Perëndimi e ka ballë për ballë deputetin që del në mënyrë individuale. Ai është anëtar i një partie, ky fakt e ka çuar për të garuar. Duket se ndërrimi i ministrave, duket se është cilësor. Ky është hapi i parë cilësor që bën për herë të parë një qeveri shqiptare, pasi të tjerët kanë marrë. Tani do të duhet të shohim çfarë zhvillimi të ri do të sjellin për funksionin tonë, flasim në funksion të qeverisë. Sepse që të dy palët kanë frikë nga maxhoritari i pastër. Shqipëria ka nevojë për maxhoritar të pastër, jo për naivitetet e Ramës e atij tjetrit, parti të kota. Pa proporcional nuk ka asgjë, shkojmë në zhvillim. Duhet mazhoritare i pastër, secili kundër secilit në një zonë zgjedhore. Kjo do të jetë zhvillim, këtë prisja unë. Këta jo vetëm që nuk e bënë atë por e konsideruan sukses. Nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë, nuk e dinë se Shqipëria ka hyrë në një trajektore të re force me aleatët e saj. Nga ana tjetër duhet të kuptojnë se Shqipëria është domosdoshmëri për luftën e Amerikës kundër Rusisë. Gjithë konflikti me Rusinë, është përqendruar në Ballkanin Perëndimor, në Shqipëri dhe në Kosovë. Që të dyja janë pro Amerikane por që Rusia nuk rri pa futur njerëzit e vetë dhe njerëzit që fut krijojnë krizën.
Dosja e “21 Janarit”
Përderisa e kanë dërguar në SPAK, ka të reja, pasi ata e kishin blerë Prokurorinë e Gjykatën e faktit. Një gjyq skandaloz i quajtën vrasje nga pakujdesia, turpi i hajdutëve të drejtësisë. Tani e ka marrë SPAK-u, pasi SPAK-u merr vetëm individët në poste të larta drejtuese. Atëherë do të kemi të pandehur e të akuzuar me poste të larta drejtuese. Flasim për 21 Janarin është një trup kombëtar për vendin. Është mirë që SPAK ta shpëtoj vendin nga ky turp historik. Saliu e ka bërë, e tani e ke në burg. Do ta akuzojnë apo jo, këtë do të shohim se çfarë do të bëj SPAK-u. Çështja është denoncuar në SPAK dhe ky i fundit e ka hapur si çështje sepse kjo tregon që me këtë akuzë penale pavarësisht se nuk kanë dalë emrat, me këtë akuzë penale kuptohet që janë njerëz të nivelit të lartë politik sepse ata kap SPAK-u. Kurse po të ishin njerëz të zakonshëm nuk i kapte SPAK-u. SPAK-u kap të gjithë ata që janë deputet, kryetar bashkie, ministra ose kryeministër apo zv/kryeministër. Fakti që e ka marrë SPAK-u do të thotë se duhet të presim, pasi do të ketë një, dy ose tre persona të nivelit të lartë politik, që ka qenë o deputet, o ministra o zv. Kryeministër o kryeministër. Të shikojmë dhe presim./Rigels Seliman