IKMT nisi mëngjesin e sotëm aksionin për shembjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.
Mirëpo, kjo u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta mes policisë dhe banorëve. Si pasojë 6 persona morën lëndime, ndërsa një banore u transportua me ambulancë pasi nuk u ndje mirë.
Të plagosur kanë mbetur Mahmut Imallarin 57 vjeç, Isuf Gjata 80 vjeç, Artur Muja 43 vjeç, Gentian Alla 36 vjeç, Çerçiz Jaçe 74 vjeç, Adelina Shehu 46 vjeç dhe Shurata Shejhu 69 vjeç.