Izraeli ka rrëmbyer fitoren e Eurovision 2018, ndërkohë që Shqipëria është renditur në vendin 11-të.
Perfomanca e Netta, “Toy” është konsideruar si Kënga e Pulës, por ka një mesazh shumë të thellë.
“Ndihem shumë e lumtur. Jam e lumtur që pranoni dallimet mes nesh”, tha Netta sapo mori kupën.
Teksti është frymëzuar nga lëvizja #MeToo që mbështet të gjitha vajzat që janë abuzuar seksualisht në pozicionet e tyre të punës apo në raste të tjera.
Në Eurovision ishin tre shqiptarë që përfaqësonin shtete të ndryshme, ku Qipro që u përfaqësua nga Eleni Foureira u rendit në vendin e dytë ndërsa Italia në vendin e pestë.