Zylfije Haklaj, motra e 4 vëllezërve Haklaj, të vrarë në Tropojë, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën “Shqiptarja.com”.
Gazeta botoi dje pjesën e parë të intervistës me Zylfijen, ku dëshmitarja e rëndësishme e ngjarjeve të pas viteve 90 në Tropojë, tregoi si kishte nisur hasmëria me fisin Hoxha dhe përplasjen me ish-Presidentin Sali Berisha. Sipas Zylfije Haklajt, Berisha ishte personi kryesor që përfitoi nga ngjarjet e përgjakshme në Tropojë.
Në pjesën e dytë të kësaj interviste, Zylfije Haklaj flet për vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator të vitit 1998. Zylfije Haklaj tregon versionin e të vëllait, Fatmir Haklaj.
Zylfija tregon se pas vrasjes së vëllait të vogël, Shkëlqim Haklajt, Azem Hajdari i dërgoi një letër ngushëllimi babait të saj, Muharrem Haklajt.
Në këtë intervistë flitet edhe për rolin e dy vëllezërve, Ismet dhe Izet Haxhia. Ajo ka “shënjestruar” Sali Berishën si urdhëruesin e vrasjes së vëllait të saj Fatmir Haklaj. Në intervistë ajo ka folur edhe për rolin e fisit të Haklajve në Luftën e Kosovës./shqiptarja.com