Rastësi apo e inskenuar?!
Këtë nuk e dimë me siguri por ajo që u pa ishte e tepër pasi 21-vjeçarja britanike dha një spektakël të nxehtë në lagjen e saj.
Chloe Ferry, e njohur për skandalet me zhveshjet, ka dalë jashtë shtëpisë së saj për të marrë një kuti me qerpikë fals, ndërkohë që ka qenë e mbuluar vetëm me peshqir. Teksa ka tentuar të marrë kutinë, i ka rënë nga dora e njëkohësisht i janë ekspozuar edhe pjesët intime.
Kaq ka mjaftuar që fotot e saj të bëhen pjesë e lajmeve rozë.