1- Sali Berisha deklaroi se në të shkuarën ka kërkuar shpalljen “non grata” të George Soros në vitin 2017 kur ishte një pensionist pa asnjë vlerë por me qytetarin dixhital ky të bënë gjëmën.
“Armiku i demokracisë është George Soros. Për këto arsye unë kam kërkuar që ai të shpallet non grata nga Kongresi amerikan, që t’i ndalohet që të përfshihet në politikë jashtë SHBA. I kam shkruar Sekretarit të Shtetit që Soros është kryekorruptori i demokracive.
Berisha tha se Soros është gjeni në manipulimet financiare, që tha se shkojnë në kufijtë e genocidit, sepse, sipas tij, ata që e pësojnë janë njerëzit e varfër.
“Për këto arsye kam kërkuar në Kongresin amerikan dhe në Parlamentin Europian që ai të shpallet non grata”, gënjen Berisha. Një gënjeshtër që tash më ka filluar ta besoj dhe vetë dhe e hedh në çdo foltore me saliarët, që entuziazmohen me bëmat e tij.
2-Sali Berisha u shpreh se demokratët duhet të përgatitet për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë kurrë më parë.
Ai tha se Rama ka marrë peng Bashën, pasi ky i fundit ka braktisur demokratët dhe ka frikë që t’i takojë ata.
“Do të përgatitemi për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë kurrë më parë. Nuk rrimë në popull i dhunuar, nuk meritojmë të jemi votë-vjedhur. Ne jemi qytetarë të lirë. Tani për tani, Rama ka marrë peng Bashën. Ai pasi u zgjodh harroi çdo interes tuajin dhe e ka kapur një frikë nga të gjithë ju, prandaj nuk jua takon.
Paraqet takimet tona si anti-amerikane kur ato janë pro-amerikane dhe të tilla do të mbeten. Këto foltore kanë qëllim që të mbrojnë sovranitetin e forcës tonë politike, se përndryshe jemi fasadë dhe kurrë nuk vijmë në pushtet”.
3- Data për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar do të njoftohet javën e ardhshme, u shpreh Berisha nga ‘Foltorja’ me demokratët e Beratit.
Berisha tha se statuti i PD e parashikon qartë që Kuvendi mblidhet edhe me kërkesë të 1/4 së delegatëve.
“Javën që vjen do të shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Do të mblidhemi sipas të drejtës statutore për t’i dhënë PD-së normat më të mira statutore që ajo meriton. Për të përvcaktuar ju me referendum jo vetëm kryetarin, por edhe kryeministrin. Do vijë njëherë tek ju, që të jetë apo jo kryeministër”.