Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në profilin e tij në ‘Facebook’, ku ai se bashku me liderët europianë Theresa May, Merkel dhe Erdogan ndjekin minutat e fundit të ndeshjes midis Kroacisë dhe Anglisë.
Në përfundim të ndeshjes midis Anglisë dhe Kroacisë ku Anglia u mposht nga Kroacia me rezultatin 2:1 në gjysmëfinalen e Botërorit të Rusisë, Rama dhe Merkel ngushëllojnë May-n duke i vendosur dorën në shpatull.
“Kupa e Botës po vjen në Ballkanin Perëndimor, e bëtë diçka për Ballkanin Perëndimor”, tha duke qeshur Rama.
Rama ndodhet në Bruksel së bashku me liderët e tjerë në kuadër të samitit të NATO-s i cili u mbajt ditën e sotme por do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme.
Shikoni më poshtë videon e postuar nga kryeministri Rama: