I ndodhur në Hagë, Jakup Krasniqi, i ka dedikuar bashkëshortes së tij fjalë zemre. Nga izolimi ai ka dërguar letër urimi gruas së tij për ditëlindje. E ka zbuluar Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit e cila uruar nënën e saj për ditën e veçantë.
“Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje. Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri. Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë ti, mos paçshin pengesa siç patem ne të dy! Jakup Krasniqi 15 Maj, 2021”, ka shkruar Krasniqi.
Jakup Krasniqi u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.
Aktakuza kundër tij u konfirmua më 26 tetor 2020.Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas së Drejtës Ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.