Përshëndetje jam një vajzë 22- vjeçare dhe mendoj se jam e prekur nga sëmundja e xhelozisë. Kam pasur veç një lidhje në distancë. Në atë rast isha shumë e qetë i lija hapsirë e si përfundim më tradhëtoi.
Tashmë jam me dikë tjetër prej dy vitesh edhe kësaj here lidhja është në disatancë. Fillimisht gjërat shkon mirë. Sigurisht që isha xheloze, por xhelozi në stad normal. Me kalimin e kohës xhelozia u bë si sëmundje, nuk mund ta kontrolloja. Ai më la disa herë. Jam e ndërgjegjshme që e teproj me xhelozinë, nuk i jap hapsirën e duhur dhe e kontrolloj shumë, kjo më bën dhe mua të ndjehem keq. Gjithsesi ndjesia e xhelozisë është më e fortë se unë.
Më vjen inat dhe shqetësohem sa herë që i dashuri im del me shokët e tij, bezdisem kur zë shoqe dhe mërzitem shumë kur i shkruan mesazhe atyre. Ajo që më bezdis më shumë është fakti që nuk arrij ta mbështes si duhet në projektet që ndërmerr. Gjërat përmirësohen kur për periudha të shkurtra kohe jetojmë në një qytet. Çfarë nuk shkon me mua? Nuk di çfarë të bëj ju lutem më ndihmoni./ The Guardian/