Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenishehri, ka pasur një debat të fortë me një të moshuar, pasi deputeti ka pretenduar që të hyjë pa respektuar radhën një institucion.
Nga video e publikuar duket që kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi ndaj të tjerëve që po prisnin për të marrë shërbimin e duhur. Zonja e moshuar nga pamjet e videos duket që ka ndaluar deputetin Jenishehrin, duke i prerë rrugën, gruaja ka shpërthyer me tone të larta dhe i ka thënë se edhe sikur të ishte President nuk kishte të drejtë.
Në dukje, “debati” ka ndodhur në një spital, me aq sa mund të kuptohet nga pamjet.
“Jo deputet me qenë, po super, edhe Presidenti nuk ka të drejtë”, i thotë e moshuara deputetit Jenishehri. Blogeri Olti Curri publikon videon që po qarkullon në rrjetet sociale.
“Kjo nena replikoi me kete dallkaukun se donte te hynte pa radhe se ishte Deputet medemek…dhe argumenti qe perdorte ishte se “kur udheton ai s’ka te drejte me i kontrollu çanten pòlicia dhe se per ta árrestuar duhej te mblidhej parlamenti te vendoste”
-Po ik ore se ligji per ty e per mu thot prit ne radhe, aty rri-ja ktheu nena. Supernena”, shkruan personi që ka bërë realizimin e videos.