Cristiano Ronaldo është shfryrë në një intervistë të dhënë për Daily Mail.
Përgjigjet që portugezi i ka dhënë Piers Morgan kanë zbuluar anën e fshehtë të një ikone botërore. Deklaratat e CR7 po bëjnë xhiron e botës dhe për to do të flitet shumë në ditët e ardshshme.
“Është e mërzitshme të jesh unë. Gjithçka është e bukur kur fillon fama. Por pas shumë vitesh e shikon jetën me një sy tjetër. Ke një të dashur, fëmijë, do pak intimitet dhe nuk ekziston”, ka thënë ylli i Manchester United.
“Po të kisha mundësi tani, do të paguaja për të patur pak intimitet. Njerëzit thonë: ‘Po ti je i pasur. Ke para, ke makina, ke shtëpi’. Por kjo nuk është gjithçka. Më beso, të jesh shumë i famshëm nuk është mirë”, ka vazhduar CR7.
“A e dini sa herë kam shkuar në park me fëmijët e mi në dy vitet e fundit? Zeroi. Nëse shkoj në park vijnë papritur shumë njerëz. Nuk mund të shkoj në një lokal me miqtë sepse e di se nuk do të ndihen mirë me mua aty. Ndihem sikur jam në kafaz. Por është shumë vonë për ta ndryshuar këtë situatë”.