h Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James P. Rubin, ka folur hapur në një intervistë me gazetaren Ilva Tare, në podcastin Balkans Debrief, lidhur me gjyqin e ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.
Rubin ka reflektuar mbi dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara ku po gjykohen ish-presidenti Hashim Thaçi dhe drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime kundër njerëzimit.
Rubin shprehet se një vendim fajësie për Hashim Thaçin dhe udhëheqësit e tjerë të UÇK-së “do të ishte një tragjedi për Kosovën dhe për drejtësinë ndërkombëtare”.



