Gazetari Milaim Zeka ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili mendon se u shpall ‘non-grata’ nga SHBA ngaqë ka denoncuar publikisht projektin për ndarjen e kufijve.
Por gazetari Milaim Zeka, e sfidoi Berishën që të nxjerrë marrëveshjen që flet për ndarjen e Kosovës
Ai e sulmoi ish-kryeministrin, duke shtuar se ka sajuar për ish-presidentin Hashim Thaçi se ka projektuar ndarjen e Kosovës.
“Nëse Sali Berisha apo Albin Kurti apo cilido politikan mund të dëshmojë përmes ndonjë dokumenti që ka ekzistuar një para marrëveshje për ndarjen e Kosovës, jam dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia publike, edhe nga profesioni i gazetarit. Të gjitha këto janë sajesa dhe mbulesa nga ana e Sali Berishës, por edhe nga e Albin Kurtit.
Berisha për fatin e keq dhe për fatin e zi të kombit shqiptar është marrë në mënyrë ekskluzive me akuzat më banale dhe më fyese ndaj ish-presidentit Thaçi duke e akuzuar për diçka që nuk ekziston. Që Thaçi ka patur plan të ndajë Kosovën, kjo është teori në mendjet e sëmura të njerëzve.
Hashim Thaçi ka bërë 1 milion gabime e të këqija në politikën e brendshme të Kosovës, por që ka dashur të ndajë Kosovën, këtë nuk e beson asnjë njeri gjysmënormal, jo më normal”, tha Milaim Zeka.