Jari ndoqi i shqetësuar ngjarjet në Bularat dhe ceremoninë e përvjetorit të Kacifasit, që u vra një vit më parë nga forcat special, pas një përplasje me armë në Bularat.
I bëri shumë përshtypje fjalimi i nënës së tij në ceremoninë përkujtimore.
Ritmi i saj, përmbajtja dhe agresiviteti, ishin fiks si fjalimi i Lulit në çadër.
Ajo tha, “merrni armët, bombat, sëpatat, çfarë të keni, dhe vritini këta tradhtarë”.
Luli në çadër tha, “shpojuni gomat, vëruni dinamit, thyejuni xhamat, shporrini këta tradhtarë.”
Ngjashmëritë e fjalimit të Lulit dhe nënës së Kacifasit, edhe pse të dy në kushte dëshpërimi, ishin aq të ngjashme, sa Jari u bind se më në fund Luli ka frymëzuar dikënd me fjalimet e tij.
Dhe për këtë, vendosi të shkruante:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
E di që jeni të ndarë rreth mendimeve tuaja për Kacifasin, por nëna e tij ka mbajtur një fjalim brilant, që më kujtoi Lulin në çadër.
Fjalimi i saj, retorika e saj, eskspresiviteti dhe fjalimi i qartë, më bëjnë të besoj se më në fund Luli ka frymëzuar dikë në këtë vend.
Është shumë e vështirë të imitosh Lulin, nëse nuk e ndjen fjalimin e tij.
Në këtë rast, ajo e ka imituart fjalë për fjalë.
Kjo tregon se ky djalë ka të ardhme.
I juaji, Jari!”