Të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Italisë duhet të kenë kujdes!
Mësohet se dy fluturime të Alitalias do të anulohen më 14 janar. Lajmi është bërë me dije nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili njofton se shkak është greva e lajmëruar e kontrollorëve të trafikut ajror.
“Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë se për shkak të një greve të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 14/01/2020, ora 13:00 me 17:00, do të anulohen fluturimet e Alitalias si më poshtë:
AZ 584 ROME-TIRANE 13:30
AZ 583 TIRANE-ROME 15:45
Të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit të tyre”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”, thuhet në njoftim.