Rozana Radi ka emocionuar mjaft me një foto të postuar së fundi në Instagram. Me pak rreshta ajo ka treguar atë që e quan ‘’jeta ime”.
Tregon për humbjen në një moshë delikate të të atit dhe dy vite më pas edhe të nënës.
Rozi kujton gjithashtu edhe ditët kur nuk ka patur mundësi për të blerë qoftë edhe një paketë cigare, por ajo sot është krenare që ndonëse e vetme, ia doli.
Sot ajo ka nisur të korrë sukseset në muzikë por edhe në fushën e medias. Një mesazh ky që në çfarëdo situate që të ndodhemi asnjëherë nuk duhet ta lëshojmë veten.