Sali Berisha teksa ka folur në emisioni “Byro Politike” për ngjarjet më të fundit politike në vend nuk i ka shpëtuar pyetjeve që kanë lidhje me familjarët e tij.
Ka qenë gazetari Baton Haxhiu ai i cili nga politika ka kaluar nw show biz, pasi në fund të bisedës tha se i kishte ngelur merak ta pyeste ish-kryeministrin partneren e djalit të tij, që sipas Batonit ka krijuar imazhin e një personi të pasur. Baton Haxhiu: Doktori është njëri prej atyre që flet për varfërinë, si e gjykon jetën e ‘resë’ tane dhe blogeres që e krijon imazhin se është shumë e pasur
Berisha: A e pëlqej unë? Ajo është një blogere. Unë nuk mund të them tani se nuk duhet të ketë Instagram. Ajo reklamon rroba nga firmat për tu reklamuar. Mua më intereson e vërteta. Ajo është një partnere e djalit tim, por nëse gjykohet për reklamat që u bën firmave ajo atë punë ka. Se bën reklamë dhe siguron të ardhurat mujore nuk besoj se është ndonjë…. unë nuk mund ti them të mos ketë Instagram. Ajo reklamon kundrejt pagesës.