Në këtë vend, banorët duhet të mbështillen me disa shtresa rrobash përpara se të dalin jashtë dhe temperaturat arrijnë nivele të ulëta të padurueshme.
Bëhet fjalë për Yakutsku që ndodhet në Siberi, Rusi, dhe njihet zakonisht si qyteti më i ftohtë në botë.
Rreth 355,000 njerëz e quajnë Yakutskun shtëpi të tyre dhe shumë banorë punojnë në minierat e diamanteve.
Gjatë dimrit, vendi bëhet akull i ftohtë dhe më 5 shkurt 1891, u regjistrua një temperaturë rekord prej -64.4°C, shkruajnë mediat e huaja.
Qyteti sheh pak rrezet e diellit gjatë muajve të dimrit, dhe në janar ekspozohet vetëm ndaj më pak se katër orësh dritë çdo ditë.
Dhe më parë këtë muaj, vendasit u goditën me temperatura -45°C.
Pavarësisht temperaturave të ulëta, banorët në qytetin siberian vazhduan jetën si normalisht, megjithëse shkollat thuhet se nuk u hapën.
Për t’i bërë ballë temperaturave të ftohta, njerëzit duhet të mbështillen me 10 kilogramë rroba, sipas një faqeje në mediat sociale, e cila ndau një video rreth qytetit.
Ushqimi vendas përbëhet kryesisht nga mishi dhe peshku, pasi pak bimësi mund t’i mbijetojë motit të ftohtë.
Megjithatë, moti ngrohet çuditërisht në verë dhe arrin temperatura deri në 26°C mesatarisht në korrik.




