Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Formunin Strategjik të BE-së në Bled të Sllovenisë, për integrimin e Ballkanit Perëndimor, u shpreh se BE nuk ka kuptim pa Ballkanin Perëndimor.
“Ndihemi mirë që jemi ftuar në këtë takim ku po diskutohet e ardhmja e Kosovës. Qesharake të shohësh BE të angazhohet për të ardhmen e saj dhe ne të mos ftohemi. Të paktën për mirësjellje. Nuk ka të ardhme të Europës pa BP pjesë të saj. Nëse BP vazhdon kështu do të jetë keq për BE-në.
Ju përmendët në fillim etërit themelues. Nuk mund të mos e them. Nëse do të çoheshin etërit themelues dhe do të ndiqnin këtë diskutim për të ardhmen e Europës besoj do të mendonin më mirë të ishin vdekur sesa gjallë. Nuk kam provë, por kthehen përmbys në varr.
Për çfarë të ardhmja e Europës, si puna e atij prifti në Kostandinopojë kur po shembeshin muret dhe diskutonte s*ksin e ëngjëjve.
Më falni që po tregohem kaq Ballkanas, por kjo është gjëja shumë e mirë e të qenurit europianë nga Ballkani sepse nuk e humbet asnjëherë atë ndjenjën e humorit. Jo Faleminderit, por s’kam mbaruar. Të paktën këtu në Bled, ne mund të marrim ca nga koha që nuk na e kanë dhënë për diskutimin e të ardhmes europiane.”