Një moment jo shumë i zakontë është pikasur gjatë fjalimit të presidentit të SHBA-ve, Joe Biden i ka habitur të gjithë teksa është ngatërruar me fjalët e tij.
Biden vizitoi zonën e prekur nga ngricat në Hjuston dhe gjatë fjalsë së tij ai në një moment u ngatërrua dhe tha: Çfarë po bëj?
“Përfaqësues, uh, Sheryl- Shirley Jackson Lee. Al Green, Sylvia Garcia, Lizzie Pinneli më falni, Pinell dhe, uh, çfarë po bëj këtu?
Unë do të humbas fillin këtu, dhe, uh, um, Kryetari i Bashkisë [Sylvester] Turner, Gjykatësja [Lina] Hidalgo, uh, faleminderit të gjithëve që na mirëpritët”,- tha Biden.
Kujtojmë që një ditë para këtij fjalimi presidenti Biden u duk i shpërqëndryar pasi kishte harruar të vinte maskën, dhe ju desh ndërhyrja e zv presidentes Kamala Harris për t’ja rikujtuar.
— holly wiley (@hollyjayewiley) February 27, 2021