Disa emra të ndryshëm janë propozuar si kandidatë për kryetar bashkie në Shkodër. Pothuajse janë të njëjtët me emrat e propozuar në radhët e demokratëve si kandidat për kryetar të PD Shkodër. Në këtë mënyrë mes propozimeve të bëra ka edhe një surprizë jo të vogël.
Ndërsa ish-deputetja, ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli e cila thuajse çdo ditë është një prej zërave më kritik ndaj liderit demokrat Lulzim Basha, por emri i saj ka ardhur si propozim për kandidate për kryetare bashkie në Shkodër, shkruan ‘korriere’.
Në një prej grupseksioneve është propozuar emri i Topallit dhe tashmë është detyrim që grupi i punës në Shkodër që po merret me procesin e zgjedhjeve në PD dhe emrat e propozuar për bashkinë ta dërgojë emrin e Topallit në zyrën e Lulzim Bashës si një prej propozimeve të bëra nga Basha.
Interesant mund të jetë reagimi që do bëjë kryedemokrati në momentin e parë kur të lexojë emrin, i cili kuptohet nuk do ta marrë parasysh këtë propozim, ama fakti është që ky grupseksion e kërkon.