Ana Marija Marković është një ndër futbollistet më joshëse dhe më të ndjekura në rrjetet sociale. Bukuroshja 22 vjeçare e cila luan nën ngjyrat e kombëtares kroate së fundmi ka zbuluar emrat e futbollistëve të saj më të preferuar. Si të për të gjithë edhe për Anën, Cristiano Ronaldo është më i preferuari pasi sipas saj është shumë i disiplinuar.
“Luka Modrić është padyshim një model i shkëlqyer për mua. Ai është një futbollist i klasit botëror dhe përfaqëson Kroacinë dhe megjithëse ka shumë lojtarë të mirë, lojtari im i preferuar është Cristiano Ronaldo sepse është shumë i disiplinuar” është shprehur Ana për mediat.
Gjithashtu, ajo në intervistë ka dhënë dhe disa detaje lidhur me jetës e saj private. Bukuroshja zviceriane është shprehur se shpesh herë merr vëmendjen e meshkujve, madje madje ka dhe nga ata të cilët paraqiten si agjentë vetëm për ta takuar.
Sulmuesja kroate luan në klubin e superligës zvicerane të femrave “Grashopper”. Ajo ka lindur më 9 nëntor 1999 dhe pasuria e saj neto është rreth 100,000 dollarë.