Kryeministri Edi Rama ka komentuar mallkimet e Neritan Cekës për personat që shkojnë të votojnë më 30 qershor.
Rama ka kujtuar nga Kolonja mallkimet e pedagogut të njohur Neritan Cekës për qytetarët se do të votonin më 30 qershor.
Rama tha se Ceka dukej sikur sapo kishte dalë nga filxhani i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit.
“Menduam se i kishim parë të gjitha, po një grua që drejton një parti politike me mallkime. Këtë nuk e kishim parë.
U fut mallkimi si kategori politike. Pashë që e kishte zënë tartakuti edhe Neritan Cekën. Mallkonte sikur gërrmuar tërë natën në filxhanin e Monikës.
Profesor, 70 vjeç burrë, i nderuar, ishtë bërë që…po të mos kishte flokët e bardha do të dukej sikur të kishte dalë xhindi nga filxhani. Jemi bërë për të qeshur, jemi bërë për të qarë,”-tha Rama.