Me rastin e festës së 7-Marsit, jo të paktë kanë qenë ata personazhe publikë që kanë zgjedhur të urojnë mësuesit e tyre të parë në rrjetet sociale. Mes këtyre urimeve spikat edhe ai i aktorit të njohur të humorit, Julian Dedës.
Përmes një postimi në ‘Instagram’, ai i ka uruar ish-mësuesit e gjimnazit, duke u ndaluar tek ata që nuk e kanë inkurajuar.
Jul i ironizon duke shtuar: ‘Gëzuar o njishat e parashikimit’.
“Dua t’i uroj 7 Marsin ish-mësuesve te mi ne gjimnaz, sidomos atyre qe me thonin “ti djale me keto mend qe ke, shites domatesh do perfundosh”. Gezuar o njishat e parashikimit…!’, shkruan aktori me ironi.