Julian Deda thotë se është nisur nga Londra për të marrë pjesë sot pasdite në protestën kombëtare që do të mbahet në Tiranë përpara Kryeministrisë.
“Ju flas nga Londra, ku ka shumë lëvizje, por ku kam takuar shumë shqiptarë të cilët kanë braktisur atdheun sepse i mungon shpresa, i mungon puna, i mungon paraja, i mungon mirëqënia… Prandaj kanë ardhur këtu dhe unë i takoj përditë.
Shpopullimi i këtij vendi, i vendit tonë, atdheut tonë, është gjëja më dramatike që mund të na ndodhte neve dhe sigurisht përgjegjës për këtë është gjithë politika, por sigurisht kohët e fundit është Edi Rama, mor miq.
Dhe nuk mendoj se ka njeri tjetër në këtë botë t’i ketë bërë keq më shumë Shqipërisë sesa ‘Piktori’!
As diskutohet fare!
Dhe unë prandaj do të jem në protestë. Do të nisem nga këtu dhe shpresoj të jeni edhe ju”, shkruan ai.